Lajme

E konfirmon KEK-u e qeveria, Njazi Thaçi u largua nga puna se punoi mirë

Autori: Islam Morina 15:47 | 25 September 2020

Me anë të një komunikate për media, KEK-u ka bërë me dije se me autorizimin e ministrit të MEA Blerim Kuqi është mbajtur mbledhja e aksionarit, ku janë aprovuar dhe miratuar raporti i auditorit të pavarur  për pasqyrat financiare në fundvitin e 2019-ës, raporti vjetor i 2019-ës dhe u shqyrtua performanca e menaxhmentit po për atë periudhë. Kohë kjo kur në krye të KEK-ut ishte Njazi Thaçi, shkruan Gazeta inFokus.

LEXO EDHE: Inspektorati shfuqizon vendimin e Bordit të Kurtit, e kthen në punë Njazi Thaçin

“Në këtë takim janë miratuar Raporti i Auditorit të Pavaruar për pasqyrat fianciare në fundvit 2019 dhe letrës së menaxhmentit si dhe Raporti Vjetor 2019. Po ashtu u shqyrtua performanca e menaxhmentit për periudhën e njëjtë. Për më tepër, aksionari ka vlerësuar faktin që korporata edhe këtë vit, si tash e disa vite, pranon një raport të auditorit pa kualifikime, ndërsa që u përsërit kërkesa për adresim të qeshtjeve të theksuaura në raport’, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEK-u.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Inspektorati i Punës për të dytën herë: Nijazi Thaçi u shkarkua kundërligjshëm

Thaçi ishte larguar nga puna në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë arsyetim nga qeveria e Albin Kurtit. Këtë e dëshmojnë edhe dy vendime të Inspektoratit të Punës, të cilat konstatojnë se ai ishte larguar nga puna në mënyrë të kundërligjshme. Ndërsa sot këtë e ka konfirmuar edhe njëherë vlerësimi i qeverisë dhe aksionarit se puna e kryer nga ai ishte e shkëlqyeshme si në aspektin financiar ashtu edhe në atë menaxherial./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera