Fun & Video

E konfirmon edhe shkenca: Njerëzit më shumë i duan qentë sesa njerëzit tjerë

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 01 November 2017

Disa pronarë të qenve i duan miqtë e tyre katër-këmbësh aq shumë saqë shpeshherë i trajtojnë sikur të jenë fëmijët e tyre – dhe ndonjëherë më shumë i preferojnë qentë sesa miqtë apo familjarët.

Dhe sipas hulumtimeve të reja, ka një arsye shkencore se përse ndodh kjo, transmeton Telegrafi.

Studimi i publikuar në revistën ‘Society & Animals’ ka zbuluar se njerëzit janë më të mëshirshëm ndaj qenve sesa ndaj njerëzve.

-Advertisement-

Në bazë të eksperimenteve, ku pjesëmarrësve u janë dhënë raporte të rrejshme të policisë ku ose shkruhej se ka ndodhë një sulm me shkop bejsbolli mbi një njeri ose në qen, shkencëtarët kanë rënë në përfundim se sa i përket niveleve të mëshirës, njerëzit kanë shfaqë të njëjtën mëshirë për këlyshët dhe qentë e moshuar sikur për sulmet e kryera ndaj bebeve.

Pra, hulumtuesit kanë treguar se pjesëmarrësit nuk i kanë shikuar qentë sikur kafshë, por sikur bebe leshatake ose si anëtarë të familjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera