Sport

E konfirmon Ademi, Hadërgjonaj me 2 qershor i bashkohet Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 09 May 2019

Florent Hadërgjonaj e ka marrë vendimin t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës. Rrugëtimin me “Dardanët” ai do ta fillojë në ndeshjet e qershorit, për kualifikimet në EURO 2020.

Për t’iu bashkuar ekipit të Kosovës, Hadërgjonaj e ka marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe tani është i gatshëm për ndeshjet e qershorit, me Malin e Zi dhe Bullgarinë. Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen si mysafirë.
Florent Hadergjonaj pritet të vijë  në Kosovë  më 2 qeshorë.
Kështu e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, Kryetari i Federatës së Futbollit  të Kosovës , Agim Ademi.
“Hadergjonaj do të jetë në Kosovë në ndeshjet e radhës, pritet qe me 2 ose 3 qershor te jetë pjesë ekipit” ka thënë Ademi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera