E konfirmojnë shifrat, askush si Haaland deri në moshën 22-vjeçare
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 04 October 2022
Askush si Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez njihej si një makineri golash dhe po e përforcon këtë bindje edhe në Premier League, ku ka shënuar deri tani 14 gola, në harkun e vetëm 8 ndeshjeve, ose dyfishin e Harry Kane, që vjen pas tij në renditjen e golashënuesve.
Sulmuesi norvegjez është vetëm 22 vjeç dhe numëron tashmë 28 gola në Champions league, ndonëse ka luajtur vetëm 21 ndeshje, ndërsa në Premier League ka shënuar tre 3-golësha, aq sa emra si Ronaldo, Drogba, Kane e Vardy i kanë shënuar gjithë karrierën e tyre.
“Te Haaland sheh të bashkohen në një cilësitë e shumë sulmuesve të mëdhenj, si Ronaldo, Ibrahimovic, por edhe Inzaghi”, u shpreh Peter Schmeichel, ish portier legjendar i Danimarkës dhe Manchester United.
Dhe për të konfirmuar këtë deklaratë, mendojnë shifrat, pasi asnjë nga sulmuesit e njohur, nuk ka arritur të bëjë kaq mirë në moshën 22-vjeçare, sa po bën sulmuesi i talentuar norvegjez.
Karim Benzema: I lindur në 1987-ën, u transferua te Reali pas disa sezoneve të suksesshme te Lyoni, ku kishte shënuar 42 gola në 5 sezone në kampionat dhe 12 gola në 19 ndeshje në Champions. Në vitin e 22-të të jetës, Benzema shënoi 8 gola në 27 ndeshje në kampionat dhe një gol në 5 ndeshje në Champions.
Cristiano Ronaldo: – I lindur në 1985-ën dhe ndryshe nga Haaland, Ronaldo kishte një Europian e një Botëror të luajtur me Portugalinë. Gjithashtu në moshën 22-vjeçare shënoi 31 gola në 34 ndeshje në kampionat dhe mbi të gjitha fiton Ligën e Kampionëve në Moskë, duke shënuar vetëm 4 gola. Megjithatë duhet thënë se Ronaldo luante më larg portës atëherë, kryesisht si sulmues krahu.
Zlatan Ibrahimovic: Në moshën 22-vjeçare niste sezonin e tij të tretë me fanellën e Ajaxit dhe ia doli të shënojë 13 gola në kampionat e vetëm 4 në Ligën e Kampionëve.
Kylian Mbappe: Është ai futbollisti që do të provojë të rrëmbejë skenën e futbollit, bashkë me norvegjezin Haaland. Në moshën 22-vjeçare shënoi 27 gola në 31 ndeshje, por kjo nuk mjaftoi që të shpallte PSG-në kampione. Para këtij sezoni, kishte shënuar 80 gola në kampionat dhe 19 në Champions, ndërsa Haaland para këtij sezoni ishte në kuotën e 93 golave në kampionatet ku ka luajtur dhe 23 në Champions.
Lionel Messi: I lindur në 1987-ën, në moshën 22-vjeçare udhëhoqi Barcelonën drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar edhe golin me kokë në finale. Megjithatë atë sezon shënoi vetëm 17 gola në total gjithë sezonin, ndërsa në vijim, regjistroi kuotën e 34 golave në 35 ndeshje. Deri në moshën 22 vjeçare, Messi kishte shënuar vetëm 54 gola, pra më pak se Haaland.
Të gjitha këto shifra konfirmojnë se Haaland është tashmë një lider, që në të ardhmen mund të përmirësohet shumë më tepër dhe këtë e dinë mirë drejtuesit e Manchester City-t, që kanë nisur punën për t’i rinovuar kontratën, me synimin për ta blinduar për shumë vite.
Të tjera
-
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sje...
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...