Rozë

E komentuan për masturbimin në skenë, Arjola Demiri: Të gjithë shohin gjoksin dhe shalën time por…

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 09 November 2020

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka rrëfyer në media se jeta e saj ka qenë tepër e vështirë. Në moshë shumë të re, ajo u divorcua nga i shoqi, e kësisoj për shumë vite ia dedikojë të gjithë kohën e saj edukimit dhe rritjes së fëmijëve.

Arjola tregoi në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, se karrierën si aktore e ka nisur në një moshë të madhe dhe shtoi se suksesi i saj i shpejtë në art, por edhe përfshirja në politikë është diskutuar negativisht nga publiku i gjerë.

Mes emocionesh, Arjola theksoi se asnjëherë nuk u fol për atë nënë që rriti me vështirësi fëmijët e saj, bëri të pamundurën që t’i siguroj atyre një jetesë më të mirë, por të gjithë u kapën pas një roli në teatër, që sipas saj ishte thjesht një rol dhe nuk personifikonte atë që ajo është në të vërtetë dhe vlerat që mbart.

-Advertisement-

Më tej ajo tha se gjithçka ka arritur, ka ardhur si rezultat i punës së saj, vullnetit dhe mbështetjes maksimale të familjes, e jo nga favore të ndryshme.

Në momentin që unë thash një mendim të sinqertë, për partinë që dua ta përkrah në zgjedhjet e ardhshme, plasi një bombardim komentesh nga më ofendueset, nga më fyeset. Ishin edhe titujt pikant, masturbimi i hapi rrugët drejtë televizionit, teatrit, filmit. Nga një shfaqje që del një lajm pikant, kjo ka qenë pjesë e shfaqjes. Nuk e di se si njerëzit janë kaq të cekët kaq të rëndomtë dhe ulen me një telefon në dorë, e dy gishta shprehin mendime diskriminuese.

Nuk jam mërzitur, sepse kam qenë një nënë me kohë të plotë dhe nuk pyeti askush se si i rrita këto tre fëmijë. Një 10-vjeçar i jetës sime, unë kam qenë mami me kohë të fortë, kam qenë duke rritur fëmijët. Ku janë këta njerëz, që të thellohen pak më shumë në mendime. Aktore nuk u bëra pa dashje, erdha nga Tropoja në 2003, fitova e mbarova me 10. Kam hequr picirin për t’u arsimuar. njerëzit priren të shohin gjoksin tim, shalën time, çfarë pozash kam marrë unë në film, cektësia e njerëzve është për të ardhur keq. Në një status nga shumë që kam thënë, nuk më vjen turp që jam femër e fortë, e ja kam dalë vetë. Nuk i përulem askujt veç punës time, vullnetit tim dhe familjes time që më ka mbështetur deri në pikën e fundit”, tha Arjola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera