Lajme

“E kom pas anderr me dergu në Zvicër Made in Kosova”- Pronari i “Cat Group” prezanton punën e jashtëzakonshme të kompanisë

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 04 July 2026

Pas tre muaj pas nisjes së aktivitetit prodhues në Suharekë, CAT Group ka arritur të certifikojë produktet e saj sipas standardeve evropiane, duke shënuar një sukses të rëndësishëm jo vetëm për kompaninë, por edhe për industrinë prodhuese në Kosovë.

Ky zhvillim vjen si rezultat i një investimi milionësh të realizuar nga familja Krasniqi nga Suhareka, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër.

Në ceremoninë e inaugurimit të fabrikës, investitorët kishin theksuar se projekti nuk është ndërtuar vetëm si një biznes fitimprurës, por si një mision për të sjellë në Kosovë një industri moderne prodhuese, të aftë për të konkurruar në tregjet më të avancuara evropiane me produkte të cilësisë së lartë dhe me vulën krenare “Made in Kosova”.

-Advertisement-

Pronari i fabrikës gjigande Cat Group, Xhavit Krasniqi, u shpreh i entuzizamuar për produktet e para për tregun evropian.

“Prej fillimi e deri në këtë ditë ka shumë vullnet qdo njeri bën punën e vet, ka qenë vullnet me vendos logon e Kosovës.”

Gjithashtu ai tregoi sakrificat e tij për krejt këtë investim të bërë në kompani, duke thënë se ka pasur interesim edhe nga kompanit tjera në Kosovë për prodhimin e fabrikës Cat Gruop./GazetaInfokus

 

Vetëm tre muaj pas hapjes, CAT Group certifikon produktet sipas standardeve evropiane dhe vendos një standard të ri në industrinë prodhuese të Kosovës

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy