Lajme

E kishte kthyer shtëpinë në ‘laborator’ droge, kapet trafikanti shqiptar në Angli

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 24 September 2017

Me 16 vite burg është dënuar një shqiptar në Britani pasi e kishte kthyer shtëpinë në ‘laborator’ kanabisi. kanabis. Rreth 555 bimë u zbuluan në katër dhoma të pronës së tij në Derbi.

53 vjeçari Ramiz Nergjoni kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni.

Sipas policisë fitimet që mund të nxirrte shqiptari ishin rreth 300.000 paund

-Advertisement-

David Watts, avokati mbrojtës i shqiptarit tha se 53-vjeçari, para se të shkonte në Britani, jetonte dhe punonte në Greqi dhe se ishte njeri me karakter të mirë.

“E ka nënën në Tiranë të sëmurë. Ka dhe tre vajza të vogla dhe është shumë i shqetësuar se si do t’ia dalë familja e tij teksa ai është në burg këtu”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera