Lajme

E kërkonte Interpol Beogradi, kosovari arrestohet në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 19 June 2017

Policia e Aeroportit në Rinas, të shtunën ka arrestuar një kosovar derisa i njëjtit tentonte të udhëtonte nëpërmjet kësaj pike kufitare, raporton Indeksonline.

Arrestimi i kosovarit me iniciale: G.Z., 39-vjeç, u bë pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest të lëshuar nga Interpol Beogradi.

Kosovari menjëherë pas arrestimit iu është dorëzuar autoriteteve policore kosovare në Pikën e  Kalimit Kufitar në Vërmicë.

-Advertisement-

Ende nuk ka informacione se për çfarë arsyeje kosovari është shpallur në kërkim ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera