E kërcënuan me kokën e një derri, Di Maria trondit: Më thanë se radhën do e ketë vajza!
Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 31 July 2024
Angel Di Maria ka thyer heshtjen e tij dhe ka folur për herë të parë për kërcënimet që ka marrë dhe që e ndaluan të rikthehet te Rosario Central, aty ku e nisi karrierën si futbollist.
Pas njoftimit, fillimisht nga Rui Costa dhe më pas nga trajneri Roger Schmidt, tashmë është e sigurt që Di Maria do të qëndrojë te Benfica.
Pavarësisht dëshirës së argjentinasit për t’u rikthyer te Rosario Central duket se diçka e tillë nuk ka për të ndodhur ndonjëherë.
Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet e Rosarios Di Maria u shpreh se ëndrra e tij u thye.
“Ato, gruaja dhe vajzat ishin të parat që donin të vinin. Gruaja ime punoi gjithë vitin për të mbaruar dhe mobiluar shtëpinë, për të bërë të gjitha lëvizjet, vajzat i kishte regjistruar në shkollë, po kujdesej për gjithçka. Vajzat numëronin ditët derisa të vinin të jetonin me gjyshërit e tyre. Ishte ëndrra ime, ëndrra e familjes sime”-tha ai fillimisht.
Më tej, sulmuesi 6-vjeçar zbuloi edhe kërcënimet e rënda që kishte marrë dhe që e bënë të vendoste për qëndrimin në Europë.
“Kisha diskutuar gjithçka me Gonzalo Belloso për t’u kthyer. Gjithçka. Kërcënimet i kaluan kufijtë. Ata lanë një kokë derri me një plumb në ballë dhe një shënim që thoshte se po të kthehesha te Rosario Central koka tjetër do të ishte ajo e vajzës sime Pia. E thashë dhe do ta them një mijë here, dua ta mbyll me futbollin te Central, është ëndrra ime dhe e familjes sime të kthehem”-u shpreh Di Maria, i cili të paktën për këtë sezon do të detyrohet të vazhdojë qëndrimin në Portugali, te Benfica.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...