Fun & Video

E keni provuar ta përktheni ndonjëherë fjalën ‘Djalë halle’ në Google Translate? Rezultati do jetë i pabesueshëm (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 31 August 2017

Se është makina e kërkimit më e mirë e më e shpejtë në botë, s’ka aspak dyshim. Por siç duket gjigantit “Google” nuk i shkon gjithçka përdore, ose të paktën me gjuhën shqipe ia ka huq keq.

Produkti i saj tashmë i njohur në pothuajse gjithë botën “Google Translate” ka vite të tëra që i ofron shërbimet e përkthimit në gjuhën shqip nga gjuhët e huaja, ose anasjelltas, shkruan Gazeta Blic.

Për gjithë këto vite Google ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta rregulluar dhe përmirësuar këtë produkt, por ende ka ngecje të shumta.Sot kemi parë një gjë interesante tek ky produkt në gjuhën shqipe, kur kemi provuar ta përkthejmë fjalën “Djali i hallës” në gjuhën shqipe. Ajo që kemi parë na ka bërë me të vërtetë të qeshim me të madhe.

-Advertisement-

Nëse në Google Translate e shkruani “Djali i halles” në gjuhën angleze përkthimi do t’u dal “Son of a bitch”, e që nuk i përshtatet aspak fjalisë origjinale. “Son of a bitch” e ka kuptimin “I biri i bushtrës”, shkruan Gazeta Blic.Nuk e dimë se si ka ardhur në përfundim Google se “Djali i halles” është “Son of a bitch”, por me të vërtetë është për të qeshur. Nëse dikush nga ju që po e lexoni e dini ku qëndron problemi, ju ftojmë të na tregoni në koment.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera