Lajme

E kanosi gruan përmes telefonit, Policia në Ferizaj e dërgon në mbajtje

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 02 December 2021

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë ka marrë informacione se në fshatin Davidovc të Shtimes ka ndodhur një rast i kanosjes.

Siç njofton Policia e Kosovës, në lidhje me këtë ka marrë veprimet e nevojshme dhe rreth orës 23:55 ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.K (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet B.K ( F/K) e moshës 38 vjeçare, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, njofton PK-ja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera