Rozë

“E kam tepruar me të qarat”, Shakira tregon arsyet pse zëri i saj ka ndryshuar: Pasi jam bërë nënë…

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 09 April 2024

Së fundmi Shakira ka folur hapur për të gjitha ndryshimet që i kanë sjellë shtatzënitë, jo vetëm në aspektin familjar apo personal, por edhe në atë profesional.

E ftuar në emisionin “Hot Ones” në Youtube, këngëtarja tregoi se zëri i saj ka ndryshuar shumë pasi është bërë nënë.

“Vura re se pas shtatzënive zëri im u bë më i trashë dhe më i plotë. Ndoshta të qarat e shumta, pasi jam bërë nënë dhe i gjithë rrugëtimi im në rritjen e dy djemve kanë ndihmuar në ndryshimin e zërit. E kam tepruar me të qarat e mia. Jam bërë shumë Shakira për ta thënë më troç”, tha ylli.

-Advertisement-

Ylli i muzikës ka dy djem nga martesa me ish-partnerin, ish-futbollistin Gerard Pique, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe. Në një intervistë për revistën “Hello”, pak kohë më parë, këngëtarja foli për të gjithë ndryshimet që i solli mëmësia duke thënë se: “Kur ke fëmijë dhe kur ndjen dashurinë e tyre, ndihesh në paqe me botën.”

Së fundmi ylli kolumbian është në një romancë me aktorin britanik Lucien Laviscount por kjo lidhje duket se ka ngjallur shqetësim tek miqtë e saj, të cilët kanë frikë se aktori është në lidhje me këngëtaren vetëm për famë. Lucien ka qenë pjesëmarrës në klipin e kësaj të fundit të këngës Punteria, ku edhe dyshohet që nisi gjithçka.

Së fundmi burimet e brendshme kanë konfirmuar se ata janë bashkë, por nuk janë ‘shumë të përfshirë’, gjë që ka lehtësuar shumë miqtë e 47-vjeçares Shakira, të cilët thuhet se kanë frikë se ai do t’i thyejë zemrën. Një burim tha për DailyMail se miqtë e saj janë të shqetësuar se aktori hyri në lidhje me Shakira-n vetëm për famë. Më pas u aludua se aktori vetëm dëshiron që njerëzit të dinë emrin e tij, duke qenë se ai ka qenë në lidhje me vajza më pak të famshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera