Fokus

“E kam përjetuar edhe me i pritë krushqit e Nanës”, sakrificat e pa dëgjuara të Fidan Jupollit

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 24 November 2023

Gazetari Fidan Jupolli, i ftuar këtë javë në Podcast me Shkelzen Dakaj, ka rrëfyer sakrificat e tij të padëgjuara më parë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në këtë emision me shumë emocione ka shprehur rrugëtimin e tij nga fëmijëria e deri në sukseset e tij si gazetar.

Duke u shprehur me lot në sy ai tregon rrëfimin e vdekjes së babait të tij

-Advertisement-

“Prëj moshës 7 vjecare unë kam qenë vëq me nanën. Nanat shqiptare janë heroina, simbolika e nanës është nana shqiptare, u kanë shumë e vështirë, 91-ta, gjithë ato trazira, nana u kanë e papunë në atë kohë, shumë e vështirë mes familjes babës familjes vetë po flas si një grua rreth 30-ta, pa një kulm mbi kry, pa kushte ekonomike, shumë shumë e vështirë, paf fillu me punu me gjilpanë, me atë gjilpanë mka shkollu mka rritë. Është hera e parë që flas për këtë pjesë, e mbajmend jam kan shumë i lidht me babin nuk e disha sa osht ora po dola me prit aty posht, nuk u kthy atë natë, shkoi nata po vjen daja po e shohim që sështë situata mirë…. “, u shpreh Jupolli.

Për të parë këtë rrëfim të tij plotë emocion, ndiqeni videon e plotë më poshtë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera