Lajme

“E ka pru Lidhjen në 10% e na thotë mirëmbrëma”, anëtari i LDK’së i reagon ashpër Hotit

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 27 February 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, mbrëmë ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shalën.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie, e që ka ngjallur reagime në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Ka qenë anëtari i LDK’së, Burim Elezi, i cili ka reaguar ashpër duke kritikuar Hotin. Sipas tij, Hotit duhet t’i vie turp për këtë postim.

-Advertisement-

“E ka pru Lidhjen ne 10% edhe del e na thote mirembrema. Dullo, marre duhet me t’ardhe. Unë edhe e di pse po e ban keta, ama Jo, Jo edhe Jo Dullo kurre Ti e soji Yt kryetar te LDK-se skeni me mujt me u bë. Marre t’koft per kete status. Marre, marre, marre!”, ka shkruar Elezi.

Këtë postim të tij e ka pëlqyer edhe kandidati për deputet nga kjo parti Florian Dushi.

Ndryshe, Kryesia e LDK-së ka caktuar 14 marsin si datë kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera