Lajme

E jashtëzakonshme| Suedia ia paguan shpenzimet Kombëtarës së Kosovës për ndeshjen në Katar

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 10 January 2020

Pavarësisht se do të jenë kundërshtarë në fushë, shteti Suedez ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm për Federatën e Futbollit të Kosovës. Kombëtarja e futbollit nga ky vend skandinav ia ka mbuluar të gjitha shpenzimet Kosovës që të luajnë ndeshjen miqësore të dielën në Katar.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën inFokus kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Sipas tij, Federata e Futbollit të Suedisë dhe ajo e Kosovës kanë një miqësi të kahershme dhe një bashkëpunim të mirë me njëra tjetrën.

-Advertisement-

“Suedia në vazhdimësi është treguar shumë miqësore dhe ka mbështetur përfaqësuesen e Kosovës në futboll, në forma të ndryshme. Kësaj here kanë treguar bujari ndaj ekipit të shtetit tonë duke na mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në Katar përkundër që në këtë ndeshje miqësore do të ballafaqohemi pikërisht me Suedinë”, ka thënë Ademi.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni se si po komentohet udhëtimi i dardanëve në Katar dhe informatat që po qarkullojnë në media lidhur me shpenzimet.

Megjithatë, ai është shprehur i bindur që do të kthehen në Kosovë me një ekip të përgatitur mirë për sfidat e radhës.

“Nuk merremi me spekulimet e inatet e individëve të caktuar lidhur me punën tonë. Qëllimi ynë është ta përfaqësojmë Kosovën dhe të vazhdojmë me sukseset e djelmoshave tanë siç kanë treguar deri më tani. Nga Katari do të kthehemi më të përgatitur për sfidat që na presin”, është shprehur Ademi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera