Lajme

E Fundit: Edhe një paralajmërim për botën nga Zelensky

Autori: Ermirë Berisha 22:47 | 03 March 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nëse bota nuk ndihmon ukrainasit kundër Rusisë, agresori do të shkojë në të gjitha vendet tjera, shkruan Gazeta inFokus.

Ministria e Mbrotjës së Ukrainës, ka postuar një komunikatë të Zelenskyt, i cili ka shprehur shqetësimin e tij se nëse nuk ndalohen tani forcat ushtarake të Rusisë, atëherë ajo nuk do të ketë të ndalur.

“Nëse bota nuk ndihmon Ukrainën për të ndaluar Federatën Ruse tani, agresori do të shkojë në vendet e tjera të Europës Lindore, Balltike dhe më gjerë.” Është shprehur Zelensky./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera