Sport

E frikshme, ja si u rrëzua helikopteri i pronarit të Leicester City (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 01 November 2018

Një video e re e momentit kur helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha, pronarit të klubit të futbollit “Leicester City” doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua vetëm pak metra larg stadiumit “Kings Power”, është duke qarkulluar në rrjet.

Pamjet e shfaqura në internet tregojnë sekondat e fundit të helikopterit kur u ngrit në fluturim nga qendra e fushës së blertë dhe pas ngritjes së lehtë mbi tokë, një pjesë e madhe metalike shkëputet fillimisht nga mjeti fluturues, e më pas ndodh tragjedia.

Helikopteri vazhdon me rrotullime të tmerrshme para se të zhduket nga fokusi i kameras, drejt e në parkingun e makinave, ku mbetën të vrarë 5 personat që ndodheshin në bord. Sipas ekspertëve pamjet e reja janë treguesi më i qartë i faktit se helikopteri ka pasur diçka që nuk funksiononte dhe ajo mund të jetë një nga helikat.

-Advertisement-

“Duket qartë se ka një problem me helikën e bishtit, që është makthi më i keq i çdo piloti”, tha ish-pilotja dhe ekspertja e aviacionit Jim Rowlands për The Sun. “Nuk është e konfirmuar se ndodhi prej kësaj”.

Ndërkohë, një hetues që po merret me çështjen i tha Sky News se aksidenti nisi pikërisht nga ajo pjesë metalike e shkëputur nga helika e bishtit të helikopterit të Vichai.

Njësia e hetimeve të aksidenteve ajrore në Mbretërinë e Bashkuar po analizon aktualisht të dhënat e rrënojave dhe të fluturimit për të përcaktuar se çfarë shkaktoi rrëzimin e helikopterit AË169.

“Ne e gjetëm regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit (zëri dhe të dhënat) të dielën pasdite”, tha ekipi i hetimeve. “Inspektorët tanë në Farnborough do të fillojnë të punojnë me regjistruesin, që ka pësuar dëme si rezultat i zjarrit pas aksidentit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera