Fun & Video

A e dini pse është krijuar “lodra antistres”? Pas saj fshihet një e vërtetë mizore (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 16 July 2017

Quhet Katerina Hettinger dhe para 20 vjetësh shpiku lodrën që sot është një nga më të shiturat në të gjithë botën.Shumë e imagjinojnë si një grua mjaft të pasur, por në realitet gjithçka është ndryshe.

Jeta e saj është mjaft e trishtueshme.

Kjo është historia e saj.

-Advertisement-

Të gjithë e njohin Katerinën, një grua nga Florida dhe shpikësja e “Fluturave antistres”.

Ajo e ka shpikur këtë lodër për të argëtuar vajzën e saj të vogël. Për tetë vite me radhë, gjithçka dukej se po shkonte mirë, por në vitin 2005, çdo gjë ndryshoi, sepse ajo e shiti idenë.

Unë duhej ta shisja idenë, sepse nuk kisha para për të paguar rinovimin. Kushtonte 400$”, shprehet Katerina.

Ideja e kësaj loje i erdhi në mendje në fillim të viteve ’90, për të argëtuar vajzën e saj Sara, që vuan nga miastenia e rëndë (një sëmundje autoimune që dobëson muskujt). Ajo luan me “Spinnerin” edhe sot që është 30-vjeç.

Sot, “Spinner” ka hyrë fuqishëm në treg dhe është duke shkaktuar një tronditje në të gjithë botën. Madje, mendohet që ai të futet në Guiness për shkak të numrit të madh të përdoruesve. Ai gjithashtu ka qenë i ndaluar në shumë shkolla, sepse shpërqendron nxënësit.

Katerina, gruaja që mund të bëhej milionere, tashmë duket se do të kënaqet vetëm me faktin se ideja e saj është përhapur në të gjithë botën. E trishtë, apo jo? Të kesh ide gjeniale, por t’i shesësh se nuk mund t’i paguash…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera