Sport

E dija se Messi do të bëhej më i miri

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 30 October 2017

Ish-kolegu i Lionel Messit në “La Masia” Alberto Botia ka zbuluar se për të nuk është befasi ta shohë yllin argjentinas duke u bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në histori, raporton zeri.info.

Mbrojtësi nuk e arriti famën e Messit, duke provuar eksperienca në Olympiakos, Sporting Gijon, Sevilla e Elche, por thotë se e dinte që Messi do ta arrinte kulmin e futbollit, pasi shkathtësitë e tij i kishte shfaqur qysh në kohën kur luante për akademinë e Barçës.

“Unë jam rritur duke e shikuar Mesin çdo javë kur po luante me ekipet U-16 dhe U-19. Isha i ri dhe i përcillja me kujdes lojërat e tij”, theksoi 28-vjeçari për “Goal.com”.

-Advertisement-

“Nuk kam pasur kurrë dyshim se ai do të bëhej më i miri në botë”, shtoi Botia, i cili ishte bërë i famshëm në akademinë e Barcelonës dy vjet pas Messit, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2009. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera