Lajme

“E di si është rroga 300 euro”: Deputetja Kurti konfrontohet nga qytetarët për TRUST-in, i del kundër edhe kunati i Albulena Haxhiut

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 19 January 2023

Deputetja Tinka Kurti ka dhënë komentet e saj në lidhje me nismën qytetare për tërheqjen e 30 për qind të kontributeve pensionale në TRUST. Por, ajo është konfrontuar nga shumë qytetarë deri tash.

Qytetarja Valentina Ismajli i ka komentuar asaj duke i thënë që “tash ju duhen” paratë qytetarëve, duke shtuar “Tash ju duhen. Nashta ti nuk e din qysh është me jetu me 300 euro në muaj.”

Deputetja Kurti që merr një rrogë të majme nisur nga pozicioni i saj, pretendoi se “E di mirë si është rroga 300. Por edhe ma shumë kanë me iu dashtë njerëzve në pleqëri.” Deputetja nuk ka treguar se si e di për rrogën 300 euro.

-Advertisement-

Në komentin tjetër replikues të Ismajlit ku kontestohet ajo që thotë znj. Kurti, merr pëlqim edhe nga z. Dardan Krasniqi – kunati i ministres Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, Fidan Ajeti ka qenë edhe më i ashpër: “Qysh s’po të vjen marrem e thanë janë subvencioni fëmijët me 10 euro, kur dihet kostoja e një fëmije, ditore. Tmerr!!!”

Kuvendi i Kosovës ndërkohë po vazhdon debatin në lidhje me çështjen në fjalë.

Të gjitha komentet në postimin e znj. Kurti:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera