Lajme

E dhunuan dhe e hodhën në liqen, policia gjermane identifikon 19-vjeçarin shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 25 May 2017

Në Gjermani është gjetur kufoma e një të riu vetëm 19-vjeçar në një liqen të Erbach-ut.

Policia gjermane bën me dije viktima është shqiptar me vendbanim në landin Nordrhein-Ëestfalen.

Shkak për vdekjen e tij mund të jetë dhuna e ushtruar, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA.

-Advertisement-

Kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët, të cilët lajmëruan policinë të alarmuar dhe pas hetimeve ditën e sotme është zbuluar dhe identiteti i viktimës.

Viktima është 19 vjeçari shqiptar Xhoi Musaj, i cili përpara se të vritej është dhunuar dhe keqtrajtuar rëndë. Policia kërkon dëshmitarë që e kanë njohur Musaj dhe të ndihmojë hetimet për zbardhjen e vrasjes së tij”, shkruajnë mediat gjermane.

Xhoi Musaj ka jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Westfalen. Rrethanat e dhunimit të tij janë ende të paqarta dhe nuk dihet as se kur ai është larguar tamam, por policia gjermane ka njoftuar autoritetet shqiptare dhe kërkojnë ndihmë për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu policia ka njoftuar se do të jape një shpërblim prej 3 mijë eurosh për personin që jep informacion të vlefshëm.

Xhoi Musaj ka qenë ish-nxënës i gjimnazit Andon Zako Çajupi në Tiranë. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera