Lajme

E dhimbshme: Vdes në QKUK gruaja që u godit para disa orësh nga një veturë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 07 August 2024

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku një veturë ka goditur për vdekje një grua, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se viktima ka humbur jetën në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda.

Ndërkaq, shoferi i veturës, i cili fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, është dorëzuar më pas në stacion policor.

-Advertisement-

I dyshuari që shkaktoi aksidentin është një 18-vjeçar dhe ndaj tij tashmë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera