Sport

E dhimbshme/ Të dielen ishte në sfidën PSG-Auxerre, ndërron jetë papritur gjyqtari 42-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 16 November 2022

Unioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Elitës (Francë) ka njoftuar këtë të mërkurë se Johan Hamel, gjyqtar francez në Ligue 1 (Divizioni i Parë), ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 42-vjeçare. Siç raporton gazeta “L’Equipe”, vdekja ka “bilbilit” francez ka ndodhur për shkak të një goditjeje në tru (hemorragji cerebrale) gjatë stërvitjes të martën pasdite.

Kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje në botën e futbollit francez dhe janë të panumërta mesazhet ngushëlluese për familjen, që transmetohen përmes rrjeteve sociale.

Hamel ishte të dielën e kaluar gjyqtar i VAR-it në ndeshjen PSG – Auxerre dhe më 6 nëntor drejtoi Lille – Rennes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera