Lajme

E dhimbshme/ Shoferi i kamionit vdes pasi pësoi sulm në zemër derisa po voziste në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 07 April 2022

Një shofer i kamionit është gjetur pa shenja jete sot te terminali doganor “Fitorja” në Ferizaj, rreth orës 16:30. I ndjeri, 55-vjeçar ishte duke dalë nga terminali, kur i është përkeqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Sinjalit brenda Spitalit rajonal në Ferizaj dhe kanë njoftuar se posa e kanë marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i mjekëve e konstatuar se viktima ka vdekur pas arrestit kardiak.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion për të vërtetuar shkakun e vdekjes së 55-vjeçarit, shkruan Gazeta Sinjali.

-Advertisement-

I ndjeri, sipas burimeve të Sinjalit ishte shtetas i Malit të Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera