Lajme

Hasani: Dekani Avni Puka s’ka disertacion të doktoraturës në La Sapienza, i kam të gjithë provat, mund t’ia ofrojë Prokurorisë

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 30 September 2024

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, në vazhdimësi ka deklaruar se Dekani i Juridikut, Avni Puka, nuk ka disertacion doktorate në La Sapienza. Hasani sonte në Pressing në T7 tha se i ka provat dhe u shpreh se është i gatshëm t’ia ofrojë prokurorisë.

Sipas Hasanit, Puka ka kryer veprat penale të Mashtrimit e Deklarimit të Rrejshëm, pasi nuk posedon diplomë dhe të njëjtën s’ia ka parë askush.

“Unë kam denoncu para 1 viti që Avni Puka nuk ka diplomë që pqrbën edhe vepër penale tëraportimit të rrejshëm. I cili ka thënë se ka doktoru dhe ka disertacion në Universitetin La Sapienza, unë e kam thënë disa herë në media. Sot e ftoj publikisht prokurorinë dhe i kam të gjitha provat, ia dorëzojë kur të dojnë që ai nuk ka disertacion. Se disertacionet duhet të dorëzohen në biblioteka, as Roma as Fierca me ligjin e tyre duhet të dorëzohen në Romë dhe Firencë, përveç në bibliotekën e fakultetit. Ato nuk ekzistojnë”, tha Hasani në Pressing, transmeton Express.

-Advertisement-

“Ai ka mashtru, e ftoj prokurorinë (ta hetojë)”, tha Hasani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera