Rozë

‘E demaskuam’, Olsa Muhameti reagon për herë të parë për historinë Hysen-Alvisa

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 09 November 2021

Në emisionin e sotëm të “Përputhen” u transmetua një videomesazh nga Alvisa, ku i falënderonte të gjithë për mbështetjen dhe veçanërisht Olsa Muhametin.

“Uroj të jeni mirë! Ndjesë për syzet po jam në gjendje pak jo të mirë! Dua t’ju kërkoj ndjesë të gjithëve për të gjithë situatën që po shikoni dhe po dëgjoni pasi është një situatë shumë e shëmtuar. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj familjen, disa prej konkurrentëve, Albin, Bashkimin, Melikun e disa të tjerë që më kanë mbështetur, dua të falenderoj produksionin e veçanërisht Olsën, e cila ka qenë një mbështetje e madhe për mua këto ditë. Kam nevojë për qetësi dhe së shpejti, për pak kohë do kthehem aty për të dhënë versionin tim”, shprehej ajo.

Autorja e programit e ka publikuar këtë videomesazh në Instastory duke reaguar për herë të parë për këtë situatë.

-Advertisement-

“Nga e gjithë kjo situatë jam e lumtur që arritëm të demaskojmë shantazhuesin, duke i dhënë zemër të gjithave ta bëjnë publike dhe jo ta fshehin. Publikimi i këtyre situatave është sensiblizimi më i mirë. Jam e lumtur që ti nuk u dorëzove duke u larguar nga programi (ëndrra jote). Mbi të gjitha sot si një vajzë e lirë nga shantazhet (se nuk i pinë më ujë) ke të drejtë të pëlqesh dhe të duash kë do ti pa të shantazhuar dhe përndjekur njeri”, ka shkruar Olsa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera