E dashura e Liam Payne reagon për herë të parë pas vdẹkjẹs së tij: Më thoshte shpeshherë do vdẹs

Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 18 October 2024
Maya Henry, ish e fejuara e yllit të One Direction, Liam Payne, ka folur për herë të parë pas vdekjes tragjike të këngëtarit.
Modelja 23-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte ndërmarrë hapa ligjore kundër Payne, thuhet se është e tronditur pas marrjes së lajmit shkatërrues.Ajo pretendon se këngëtari i ndjerë e kishte parashikuar vdekjen e tij vetëm disa ditë para se të vdiste në moshën 31-vjeçare. Maya, e cila ishte në një lidhje me anëtarin e One Direction nga viti 2018 deri në vitin 2022, foli për betejat e këngëtarit me shëndetin e tij mendor dhe abuzimin që ajo dyshohet se pësoi prej tij.
“Pasi u ndamë, ai më dërgonte mesazhe duke më thënë nuk jam mirë. Ai gjithmonë ‘luante’ me vdekjen, duke thënë do të vdes.”23-vjeçarja tha se i shihte mesazhet si një “taktikë manipuluese” për ta bërë të ndihej keq për faktin se ata nuk ishin më bashkë.
Maya tha se i kishte ofruar ndihmë të ndjerit por ai nuk e kishte pranuar madje ajo shtoi se Liam telefononte shpesh mamanë e saj për ti thënë që Henry ta kontaktonte pasi kjo e fundit nuk i përgjigjej. Në ditët para vdekjes së tij, Henry thotë se shëndeti mendor i këngëtarit britanik ishte përkeqësuar ndjeshëm, megjithëse ajo nuk dha detaje të tjera.“Ai gjithmonë më thonte më vjen keq për gjithçka që kam bërë. Nuk mund të jetoj më, e shihja si një përpjekje të tij për të më traumatizuar.
E njihja stilin e jetës së tij dhe e dija që në një moment do të ndodhte diçka e keqe. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë ok, ai po i thotë këto gjëra, unë duhet ta ndihmoj, sepse nëse nuk e bëj dhe ndodh diçka e keqe nuk e di a do ta përballoj”, theksoi ajo.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...