Shëndetësi

E çuditshme: Pacienti luan me kitarë, mjekët i bëjnë operacion trurit të tij (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 25 May 2017

Teksa mjekët po ja hiqnin tumorin në tru, 40-vjeçari, Rolden Batista, luajti një serenatë për mjekët.

Për kënaqësinë e veçantë të mjekëve brazilianë, Batista luajti një nga këngët më të njohura vendore.

Vitin e kaluar, pas një seri sulmesh, Rolden e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me të. Rrezet X treguan se ka një tumor në formën e zemrës, shkruan Daily Mail.

-Advertisement-

Ishin dy metoda operative: një që përfshin një anestezion të përgjithshëm, e dyta që kirurgët të zgjojnë pacientin gjatë operacionit.

Meqë opsioni i dytë kishte më shumë shanse për një përfundim të suksesshëm të operacionit, Batista u përcaktua për metodën e dytë.

“Doktori erdhi me idenë për të më lejuar që të luaj në kitarë gjatë operacionit”, tha ai.

Operacioni është kryer me sukses, dhe pacienti tani po shërohet në shtëpi

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera