Sport

E bujshme, Icardi te Real Madrid, Inter blen sulmuesin e Atalantës

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 18 January 2019

Inter po përgatitet për çdo ngjarje të mundshme në merkaton e verës. Ende jemi në janar, por drejtuesit e Interit i druhen një mosmarrëveshje me Mauro Icardin, çka do sillte mos rinovimin e kontratës së tij. Për këtë ai mund të largohet në korrik, nëse një klub paguan klauzolën e tij prej 110 milionë euro.

Sinjalet janë të qarta nga Spanja. Real Madrid do e paguajë këtë shifër për të marrë shërbimet e sulmuesit zikaltër dhe Inter do mbetej në udhëkryq. Për të mos u gjendur të papërgatitur është zbuluar se Inter ka hyrë në kontakt me Atalantën dhe ka bllokuar sulmuesin Duvan Zapata. Kolumbian është në huazim nga Sampdoria për dy vite dhe Atalanta duhet të paguajë 12 milionë euro të tjera për të marrë kartonin e tij.

Këtë çështje mund ta zgjidhin që në verë, pasi klubi milanez është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit. Marrëdhënia e mirë që ekziston mes dy klubeve zikaltër, mund të bëjë që operacioni të mbyllet më thjeshtë.

-Advertisement-

Te Inter janë të bindur që nëse Icardi vendos të largohet, atëherë e ardhmja do jetë tek Lautaro Martinez, i cili sezonin e ardhshëm do të huazohej tek ndonjë klub për të luajtur më shumë minuta dhe Zapata do mbante mbi shpatulla peshën e sulmit zikaltër. Aktualisht kolumbiani ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje me Atalantën dhe po kalon një sezon të mirë në Bergamo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera