Sport

E BUJSHME: Donnaruma pritet t’i bashkohet gjigantit italian në janar

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 28 October 2021

Gianluigi Donnarumma do të largohet nga PSG për t’iu bashkuar Juventusit në merkaton e janarit raportojnë mediat italiane të enjten, transmeton abcnews.

Vetë portieri u ka bërë me dije krerëve të PSG-së, se dëshiron të largohet për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur në dispozicion këtë sezon.

Ai iu bashkua ekipit francez si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin.

-Advertisement-

Juventusi do ta huazojë Donnarumman dhe do të ketë të drejtën e blerjes së tij.

Portieri 22-vjeçar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, ndërsa këtë  sezon ka luajtur vetëm pesë ndeshje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera