Sport

E bujshme, Coutinho pranë transferimit në kampionatin gjerman

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 17 August 2019

Ndërkohë që Bayerni i Mynihut luan ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës përballë Herthës së Berlinit në “Allianz Arena”, një lajm mjaft i bujshëm merkatoje, ka ngritur ndjeshëm entuziazmin e bavarezëve.

Mediat sportive mbrëmjen e sotme kanë raportuar se braziliani Philippe Coutinho është vetëm një hap larg transferimit te gjigantët gjermanë dhe për këtë arsye nuk është grumbulluar nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Coutinho luan prej një sezoni e gjysmë në Katalunjë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe drejtuesit e klubit duan ta sistemojnë në një tjetër skuadër, për të shmangur edhe mbipopullimin në repartin e avancuar.

-Advertisement-

Sipas mediave, akordi për transferimin e Coutinhos është arritur mbi bazën e një huazimi me detyrim blerjeje verën e ardhshme, ndërsa në orët në vijim pritet të hidhet më tepër dritë mbi detajet e operacionit.

Në rast se gjithçka do të mbyllet me sukses, atëherë trajneri bavarez Niko Kovaç do të plotësojë më së miri boshllëqet e lëna në sulm nga largimi i dyshes Robben-Ribbery, ndërsa Barcelona do të lirojë vendin për të rikthyer Neymar në “Camp Nou”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera