Sport

E ardhmja e Solarit varet nga suksesi në Champions League

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 01 March 2019

Me Real Madrid nëntë pikë më pak se Barcelona në kampionat dhe të eliminuar nga Kupa, suksesi në Champions League tashmë është vendimtar për të ardhmen e Santiago Solari në stolin e madrilenëve.

Pas 21 fitoreve, 6 humbjeve dhe dy barazimeve, Solari e gjen veten në një pozitë ku, ose i duhet të fitojë kompeticionin më të rëndësishëm europian, ose të largohet.

Në rast se Real e mbyll sezonin pa asnjë trofe, atëherë madrilenët mund të kërkojnë të sjellin trajnerin aktual të Juventusit, Allegri.

-Advertisement-

Ky i fundit pritet të mbyllë aventurën e tij me kampionët e Italisë në fund të këtij sezoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera