Lajme

E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje Prokurorisë për ta intervistuar Kadrijajn

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 02 December 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u akuzua nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj se janë ata që kanë djegur Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ke premtuar që keni me e zbardh rastin e Astrit Deharit, pse nuk e keni zbardhur, i keni zhduk dhe i keni vjedh mostrat, e keni djeg Institutin e Mjekësisë Ligjore”, u shpreh Kadrijaj.

Lidhur me këtë, Haxhiu i ka bërë thirrje Prokurorisë për intervistimin dhe marrjen si dëshmitare të Kadrijajt, për të zbuluar se kush e ka djegur IML-në, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Unë menjëherë i bëj thirrje Prokurorisë që menjëherë dhe pa vonesa, ta thërras si dëshmitare, deputeten Time Kadrijaj, për të treguar se kush e paska djegur Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sepse ekspertët e zjarrit po thonë që ka qenë defekt elektrik në pajisje, ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës po thotë se e keni djegur ju. Prandaj mendoj se është tejet e rëndësishme për drejtësinë që deputetja të ftohet për intervistë”, tha Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera