Dyvjetori i qeverisë Kurti, Kadrijaj: Kosova ka dështuar nën qeverisjen e tij
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 14 February 2023
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, konsideron se Kosova ka dështuar për gjatë dy viteve të fundit nën qeverisjen e Albin Kurtit.
Kadriaj ka përmendur mungesën e njohjeve të reja e mosanëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Ajo, thotë se ka edhe lëndim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët ndërkombëtarë.
“Duke e parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti premtimin që e ka bërë, ka marrë përkrahje të madhe popullore e që për herë të parë në historinë e pasluftës që ka fituar më shumë se 50 për qind të votave dhe që ka një Qeveri që udhëhiqet pa ndonjë parti në koalicion e që ka një shumicë parlamentare në Kuvend. Në rrethana të tilla, kjo Qeveri është dashur të ketë suksese të njëpasnjëshme sepse nuk ka pasur ndonjë pengesë në rrugëtimin e tij, sepse shpesh herë kur Qeveritë janë me koalicione, atëherë vetvetiu ka ndonjë pengesë ose ka mospajtueshmëri rreth çështjeve të ndryshme”.
Kadriaj tha se Qeveria për këto dy vite ka dështuar edhe në shëndetësi. Ajo ka thënë se për këto dy vite, nuk ka asnjë rezultat të mirë.
“Është Qeveria më jotransparente, është jollogaridhënëse. Ka dështuar në shëndetësi, kur kemi një person për të tretën herë po vendoset nga Albin Kurti si ministër i Shëndetësisë dhe nuk i kemi tri rezultate të këtij ministri. Mos të flasim për Politikën e Jashtme, ne shohim se kemi ngecje, nuk kemi asnjë njohje të re e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kemi bllokim dhe prapakthim. Kemi edhe lëndime të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët tanë që e kanë përkrahur Kosovën në procese të ndryshme”, tha ajo.
Për planin franko-gjerman, Kadriaj thotë se Kosova e merr njohjen de-jure nga Serbia. Ndërsa kërkon që të ruhet integriteti territorial kur flitet për Asociacionin.
“Nuk ka njohje de-jure por ka njohje de-facto. Me procesin dhe me situatën në të cilën na ka sjellë kjo Qeveri, që ka detyruar që të diskutohet veç Asociacioni dhe prapë si AAK kërkojmë që të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, kërkojmë që të ruhet Kushtetuta”, u shpreh Kadriaj për EO.
Të tjera
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...