Lajme

Dyshohet se vodhën 20 mijë euro, Policia arreston tre burra në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 08 June 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar tre burra në fshatin Kmetovc të Gjilanit, meqe dyshohet se i kanë vjedhur një tjetri 20 mijë euro, raporton Express.

Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, derisa një është liruar në procedurë të rregullt.

“VJEDHJE E RËNDË – Fsh. Kmetovc, Gjilan 31.05.2024-02:00. Raportohet se më 07.06.2024  janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera