Lajme

Dyshohet se keqpërdori detyrën, IPK-ja rekomandon suspendimin e një polici

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 11 October 2024

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor me detyrë në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky rekomandim erdhi bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor, tashmë i suspenduar më 03.10.2024 ka qenë duke e kryer detyrën e kontrollimit në kabinën e cila është në dalje të Republikës së Kosovës në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit dhe dyshohet se i njëjti nuk ka ndalur e as ka futur në sistem te të dhënave të PK-së të dhënat një personi të dyshimtë i cili është ndaluar më vonë nga policia në Maqedoninë e Veriut si i dyshuar për kontrabandë me lëndë narkotike” thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Hetuesit nga Inspektorati Policor i Kosovës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera