Lajme

Dyshohet se e zuri lisi, policia jep detaje për vdekjen e burrit në Rugovë

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 12 November 2021

Gjatë ditës së enjte është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në Rugovë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas detajeve të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Stupeq të Pejës.

Gjithashtu bëhet e ditur  se personi deri sa ka qenë duke prerë një lis në pyll dyshohet se është rrëzuar dhe e ka zënë viktimën.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë një lis në pyll, dyshohet se lisi është rrëzuar e ka zënë viktimën, duke e lënë të vdekur. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar IML për Obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera