Lajme

Dyshohet se dhunoi të miturën para një muaji, prokurori rekomandon lirimin e burrit nga Skënderaj

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 23 October 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Skenderaj, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një të mitur para një muaji. Por, pas intervistimit, prokurori ka rekomanduar që i njëjti të lirohet.

Përmes raportit, Policia ka bërë me dije se viktima s’ka pranuar të marr tretman mjekësor.

“Skenderaj shtator 2021 – NN. Në lidhje me rastin me datë 22.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka se ka dhunuar seksualisht të miturën, viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera