Lajme

Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 26 January 2023

Një person është arrestuar të hënën në Podujevë nën dyshimin se e ka dhunuar një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, viktima është dërguar në strehimore.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera