Lajme

Dyshohet se braktisi djalin e saj, arrestohet nëna nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 21 November 2021

Një nënë është arrestuar dje në Prishtinë pasi që dyshohet se nuk është përkujdesur për djalin e saj, shkruan Gazeta Infokus.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nuk ishte përkujdesur për djalin e saj të mitur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Nëna me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa djali është dërguar në strehimore./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera