Lajme

Dyshohen për tentim vrἀsje, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e gjashtë personave

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 27 May 2024

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e gjashtë persona, pasi që të njëjtit dyshohen për tentim vrasje.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve, ku të njëjtit janë nga fshati Krajk i Komunës së Prizrenit:

Abedin Zenel LIKAJ 17.05.1957;

-Advertisement-

Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971;

Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968;

Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988;

Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995;

Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981.

Të gjashtë të dyshuarit kërkohen edhe për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”, e cila ka ndodhë më 22 maj në fshatin Krajk/Gjonaj të Prizrenit.

“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: [email protected]”.

 

May be an image of 6 people, beard and text

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera