Lajme

Dyshimet për kurdisje të lojëve të futbollit, flasin nga prokuroria

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 24 February 2023

Të enjten mediat franceze raportuan për një skandal të kurdisjeve në ndeshjet e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Infokus.

Të paktën katër lojë u përmendën të jenë kurdisur në 12 muajt e fundit në futbollin e Kosovës, ndërsa ekipi që po akuzohet si protagonist i trukimeve është Llapi.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se prokuroria është duke i trajtuar këto raste.

-Advertisement-

E për shkak të të integritetit të procesit në të cilën gjenden këto raste, nga kjo prokurori kanë thënë se nuk mund te jepen më shumë detaje.

“Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, thuhet në komunikatën e prokurorisë./Gazeta Infokus/

Ndeshja e Llapit me juniorët e Feronikelit dyshohet se përfshihet në skandalin e katër ndeshjeve të kurdisura

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera