Lajme

Dyshime për të vdẹkur, pamje nga aksidenti në Sllatinë ku u rrokullis vetura me 5 persona brenda

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 29 August 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sllatinë rreth orës 18:56 në drejtimin Prishtinë-Pejë.

Sipas policisë veturë në të cilën ndodheshin 5 persona është rrokullisur dhe dyshohet edhe për të vdekur.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

-Advertisement-

Sipas informatave të para, personi që po voziste veturën kishte humbur kontrollin mbi të.

“Me daten 29.08.2024, rreth ores 18:56 Policia ka  pranuar informaten se afer fshatit  Sllatin, drejtimi Prishtine-Pej nje veture ne te cilin gjendshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe eshte shkaktuar nje vetaksident.  Menjeher policia ka reaguar ne lokacion dhe jane njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfiksat. Sipas informatave fillestare dyshohet se perveq lendimeve te renda trupore raportohet edhe per pasoja fatale ne kete rast. Autoritetet ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po kryejn hetime, perderisa per detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje”, ka thënë Hoxha./Gazeta Infokus/

Infokusi jus jell pamje nga vendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera