Lajme

Dyshime për ndikim në OSHP, shkaku i Bordit gjysmak

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 23 February 2018

Ka rreth gjashtë muaj që Organi Shqyrtues i Prokurimit është duke funksionuar me vetëm tre anëtarë të Bordit. Kjo e ka vështirësuar punën e OSHP-së. Vota për ose kundër një tenderi që shpesh kap vlerën e miliona eurove varet nga një anëtar. Kjo ka bërë që ky institucion të ketë vështirësi dhe të rriten dyshimet për mundësinë më të lehtë të ndikimit nga grupet e interesit tek anëtarët e OSHP-së, shkruan sot Koha Ditore

Kanë mbetur me vetëm tre anëtarë prej vitit të kaluar, pasi që Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj dy anëtarëve të OSHP-së. Shefi i OSHP-së, Blerim Dina, ka thënë se kjo u ka shkaktuar shumë probleme.

“OSHP-ja me tre anëtarë është duke funksionuar që nga vitit i kaluar, gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë ankesa dhe natyrisht që me tre anëtarë është një ngarkesë e madhe për anëtarët e paneleve shqyrtuese, pasi që në mungesë të dy anëtarëve të tjerë kërkohet një punë voluminoze nga tre anëtarët e mbetur funksional, pasi që pothuajse në secilën lëndë janë vendimmarrës”, ka thënë Dina.

-Advertisement-

Anëtarët e suspenduar të Bordit, Tefik Sylejmani e Ekrem Salihu, ngarkohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera