Dyfishohen kërkesat e kosovarëve për pasaportën shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 03 July 2022
Zëvendësministri i Punëve të Brendshëm i Shqipërisë, Andi Mahila, ka bërë të ditur se kërkesat për pasaportën e shtetit shqiptar janë rritur. Ai ka shtuar se kosovarët janë të parët për nga numri, të cilët dëshirojnë që të pajisën me pasaportën e Shqipërisë
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Andi Mahila, ka treguar statistika për mediumin TV Klan, ku ka thënë se “Ka një rritje të kërkesave për fitimin e shtetësisë shqiptare. Nga 2019 ku kemi pasur 485 kërkesa aplikime për përfitimin e shtetësisë shqiptare, në 2022 deri tani kemi 834 kërkesa. Pra kemi një dyfishim të numrit të kërkesave të shtetasve të huaj për fitimin e shtetësisë shqiptare”.
Sipas tij, kosovarët janë të parët që dëshirojnë të pajisen me nënshtetësinë shqiptare, ndërsa pasohen nga turqit të cilët gjithashtu duan pasaportën e Shqipërisë.
“Shtetas të shteteve të tjerë që kërkojnë nënshtetësinë shqiptare janë ata që janë martuar me shtetas shqiptar, në numër të paktë janë shtetas të BE që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri”, ka treguar Mihila.
Ai ka shpjeguar dhe ligjin për shtetësinë, ku ka thënë se “ligji iu ka dhënë mundësinë e përfitimit të shtetësisë shqiptare edhe me origjinë. Pra ata shtetas, prindërit e të cilëve kanë qenë me shtetësinë shqiptare, sot marrin me një procedurë më të thjeshtë shtetësinë shqiptare”.
Tutje, ai ka dhënë detaje se sa vite duhet të qëndrosh në Shqipëri për t’u pajisur më shtetësinë shqiptare.
Shtatë vjet i duhen një shtetasi të huaj të qëndroj në Shqipëri pa shkëputur, që të marrë nënshtetësinë shqiptare. Përveç kësaj, ka një mënyrë tjetër që pritja ulët, dhe ajo është kur ndodh një martesë me një shtetas apo shtetase shqiptare, dhe në raste të tilla duhet të qëndrojë vetëm tre vjet në shtetin shqiptar që t’i mundësohet aplikimi për nënshtetësinë shqiptare.
Të tjera
-
Ish-presidenti Clinton publikon videon pas su*mit 78 ditësh të NATO-s ndaj Serbisë: Sot falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, miku i madh i shqiptarëve ka kujtuar m...
-
Fjalimi i fuqishëm i Hisen Berishës në luftën çlirimtare
Hisen Berisha ka qenë një nga komandantët më të zot në luftën çlirimtare ndaj...
-
“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë
Njëri prej ushtarëve të KFOR-it që kishte shërbyer atë kohë në Kosovë, Kennet...
-
Në Ditën e Çlirimit inaugurohet statuja e Tony Blairit në Ferizaj
Statuja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair do të inaugurohet sot në Fer...
-
Vjosa Osmani nis 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës me presidentin e Shqipërisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka nisur sot ditën në 25 vjetorin e çlirimit të Kos...
-
24-vjeçari brenda pak minutave gjobitet dy herë nga policia, një herë 300 euro dhe pastaj 500
Policia e Kosovës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndaluar ditën e so...
-
“Keni 30 minuta të largoheni”- Videoja historike e gjeneralit gjerman me trupat serbe në Prizren
Jakub Bielamowicz, njohës i çështjes së Ballkanit Perëndimor, ka rikthyer në ...
-
25 vjetori i çlirimit, Osmani falënderon presidentin Clinton
Sot janë bërë 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Më 12 qershor 1999-të, morën ...
-
Kandidatët e pazakontë që fituan vende në Parlamentin Evropian
Fidias Panayiotou nuk ka përvojë politike dhe asnjë lidhje me ndonjë parti po...
-
QP “Clinton” kujton sulmet e NATO-s: 25 vjet më parë dëbuam me sukses forcat serbe
“Qendra Presidenciale Clinton” ka kujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës. ...
-
Pacolli thotë se në Qeverinë Kurti bashkëpunimi me Shqipërinë u rrit si asnjëherë më parë
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e ka mohuar se ka marrëdhënie të acaruara m...
-
Rrugëtimi i Kosovës në një çerek shekulli liri
25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Ko...