Sport

Dybala ka një premtim të madh pas fanellës me numrin 10 (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 11 August 2017
Paulo Dybala ka një mesazh për tifozët e Juventusit.
Paulo Dybala ka premtuar se do ta japë maksimumin pasi mori fanellën me numrin 10 në Juventus.

“Numri 10 është special. Është një nder ta vesh atë dhe kjo më jep më shumë përgjegjësi, për shkak të historisë që ka për një klub të madh si Juventus. E kishin veshur shumë legjenda si: Omar Sivori, Michel Platini, Roberto Baggio, Alessandro Del Piero, Carlos Tevez dhe Paul Pogba”, shkruan Dybala në Instagram.

“Për mua që sot e kam fanellën me numër 10, nuk është vetëm një ëndërr e bërë realitet, por, po ashtu një përkushtim edhe më i madh që t’i sjelli fitore skuadrës në çdo ndeshje, në çdo garë dhe për çdo trofe”. /Lajmi.net/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera