Dy vjet në FIFA – suksese të konsiderueshme në futbollin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
13:22 | 14 Maj 2018
Muaj maj është muaj i përvjetorëve të pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare përkatësisht, së pari në UEFA më 3 maj dhe sot e dy vjet më parë më 13 maj edhe në FIFA, kur presidenti i FFK-së Fadil Vokrri me të tjerët, thyen izolimin e mbi dy dekadave të futbollit të Kosovës, shkruan infokusi.
Një rrugëtim plotë mund e sakrifica që gjithsesi hapi një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës. Duke kujtuar këtë përvjetor presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, uron dhe falënderon të gjithë ata persona, miq e institucione që kontribuuan për pranimin e futbollit të Kosovës. Duke shprushur nëpër këtë rrugëtim dyvjeçar, sa do që përpiqemi ta ruajmë modestinë, patjetër duhet shënuar veç të arriturave në rrafshin e brendshëm që spikasin kampionatet më joshëse veçmas ky i fundit dhe deri të arritjet në garat ndërkombëtare.
LEXO EDHE: Këto janë skuadrat e interesuara për shërbimet e Xherdan Shaqirit
Kombëtarja A e ndodhur në një grup jashtëzakonisht të fortë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, nuk arriti të kualifikohet, por i mbylli këto kualifikime me një përvojë të mirë në të gjitha aspektet. Kombëtarja U-21 dëshmoi se Kosova ka një të ardhme, e cila është në kualifikime dhe gjendet në vendin e 3-të me 11 pikë, rezultat ky që nuk është për t’u nënçmuar. Kombëtarja U-19 arriti të kualifikohet për rrethin elitë nga kualifikimet në Austri, por që në Portugali nuk ja doli të shkojë tutje. Kombëtarja U-17 fitoi përvojë në parakualifikimet në Hungari.
Në gara morën pjesë Kombëtarja e futsallit në kualifikimet në Qipro, Kombëtarja A femrat në Shqipëri, ajo U-19 në Duisburg. Për herë të parë dy skuadra morën pjesë në garat ndërkombëtare, Trepça 89 si kampione në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Prishtina në kualifikimet e Evropa Ligës. Të gjitha këto gara dhe kjo pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare, sollën një përvojë të mirë dhe një promovim jashtëzakonisht për lakmi të futbollit të Kosovës, sikur që u përfituan edhe shumë projekte në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së futbollit dhe profesionalizimin e sektorëve të ndryshëm të FFK-së. /INFOKUSI.COM

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...





































