Sport

Dy vjet në FIFA – suksese të konsiderueshme në futbollin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 14 May 2018

Muaj maj është muaj i përvjetorëve të pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare përkatësisht, së pari  në UEFA më 3 maj dhe sot e dy vjet më parë më 13 maj edhe në FIFA, kur presidenti i FFK-së Fadil Vokrri me të tjerët, thyen izolimin e mbi dy dekadave të futbollit të Kosovës, shkruan infokusi.

Një rrugëtim plotë mund e sakrifica që gjithsesi hapi një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës. Duke kujtuar këtë përvjetor presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, uron dhe falënderon të gjithë ata persona, miq e institucione që kontribuuan për pranimin e futbollit të Kosovës. Duke shprushur nëpër këtë rrugëtim dyvjeçar, sa do që përpiqemi ta ruajmë modestinë, patjetër duhet shënuar veç të arriturave në rrafshin e brendshëm që spikasin kampionatet më joshëse veçmas ky i fundit dhe deri të arritjet në garat ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Këto janë skuadrat e interesuara për shërbimet e Xherdan Shaqirit

-Advertisement-

Kombëtarja A e ndodhur në një grup jashtëzakonisht të fortë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, nuk arriti të kualifikohet, por i mbylli këto kualifikime me një përvojë të mirë në të gjitha aspektet. Kombëtarja U-21 dëshmoi se Kosova ka një të ardhme, e cila është në kualifikime dhe gjendet në vendin e 3-të me 11 pikë, rezultat ky që nuk është për t’u nënçmuar. Kombëtarja U-19 arriti të kualifikohet  për rrethin elitë nga kualifikimet në Austri, por që në Portugali  nuk ja doli të shkojë tutje. Kombëtarja U-17 fitoi përvojë në parakualifikimet në Hungari.

Në gara morën pjesë Kombëtarja e futsallit në kualifikimet në Qipro, Kombëtarja A femrat në Shqipëri, ajo U-19 në Duisburg. Për herë të parë dy skuadra morën pjesë në garat ndërkombëtare, Trepça 89 si kampione në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Prishtina në kualifikimet e Evropa Ligës. Të gjitha këto gara dhe kjo pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare, sollën një përvojë të mirë dhe një promovim jashtëzakonisht për lakmi të futbollit të Kosovës, sikur që u përfituan edhe shumë projekte në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së futbollit dhe profesionalizimin e sektorëve të ndryshëm të FFK-së. /INFOKUSI.COM

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera