Lajme

Dy viktima të dhunës të zhgënjyera me procesin e njohjes së statusit

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 06 September 2018

Njohja dhe verifikimi i statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës ka filluar që nga data 2 shkurt të këtij viti.

Dy nga viktimat e dhunimit gjatë luftës nga paramilitarët serbë thonë se janë të zhgënjyera nga ky proces i njohjes së statusit. Njërës, për më shumë se tre muaj, nuk i është kthyer përgjigje dhe viktima tjetër thotë se nuk i është njohur statusi, e cila thekson se për të është e rëndësishme njohja e statusit e jo përfitimi material, raporton televizioni publik.

Deri më tani kanë aplikuar 676 persona në nivel vendi, prej tyre janë shqyrtuar dhe trajtuar nga Komisioni Qeveritar 265 lëndë, nga të shqyrtuarat prej tyre 136 raste iu është njohur statusi, ndërkaq janë refuzuar 107 raste, ndërkohë që 22 lëndë janë në shqyrtim e sipër.

-Advertisement-

Se a ka tendenca të manipulimit, zyrtarët përkatës hezitojnë ta thonë hapur, duke nënkuptuar në numrin e refuzuar të lëndëve.

Shih për këtë, Minire Begaj, kryetare e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, thotë se arsyet e refuzimit janë nga më të ndryshmet, e të cilat mbesin konfidenciale deri në hetim të ndonjë rasti të dyshuar.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, tha se është e papranueshme nëse dikush tenton të keqpërdorojë për ndonjë përfitim material nga tragjedia më e madhe e ndodhur gjatë luftës, mbi njohjen e këtij statusi.

Mirëpo të gjithë ata persona, të cilët e mbushin aplikacionin e njohjes dhe verifikimit të statusit duhet ta kenë parasysh se deklaratat e pavërteta me qëllim të përfitimit të të drejtave do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera