Lajme

Dy vëllezërit mjekë kthejnë në jetë një femër, pas ofrimit të ndihmës së parë

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 25 April 2022

Dje rreth orës 17:00 në anën e Rugovës, një femër është goditur nga një veturë, teksa po ngiste biçikletën e saj.

Ajo pas goditjes ishte në gjendje të komës, mirëpo për fat të mirë, dy mjekë kanë kaluar andej dhe kanë arritur ta kthejnë në jetë, pasi i kanë ofruar ndihmën e parë.

Kirurgu plastik Korab Berisha së bashku me vëllaun e tij, dr. Krenar Berisha kanë arritur ta kthejnë në jetë qytetaren e aksidentuar, e cila ishte pa shenja jete.

-Advertisement-

“Sot gjatë kthimit nga Rugova në Pejë rrugës arrita të jap ndihmën e parë dhe bashkë me vëllaun Dr. Krenar Berisha të kthejmë në jetë një qytetare të aksidentuar e cila ishte pa shenja jete”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera